Nga Lutfi Dervishi
Në sallën e Parlamentit, shqipja po trajtohet si gjuhë e dushmanit që duhet asgjësuar me të gjitha mjetet.
Disa deputetë të rinj, me shumë pasion për kameran, por me shumë pak mirkuptim për gjuhën e nënës, flasin një dialekt që as Google translate nuk e njeh.
Në vend që të flasin shqip, mbllaçisin fjalë si çamçakëz i sterpërdorur.
Kur ngrihen për të folur gramatika del nga salla, ndërsa sintaksa është dorëzuar që në hyrje te ushtarët e Gardës.
Prandaj, urgjentisht:
Kurs bazë: Si të ndërtosh një fjali pa shkaktuar të qeshura në sallën e Kuvendit!
Modul shtesë: Kryefjala nuk është gjithmonë unë
Praktikë: Kundrinori nuk është kundërshtari yt politik!
KKK
Kryefjalë, kallëzues, kundrinë!
Shembull: Deputeti flet në Kuvend.
Kaq e thjeshtë është.