Një nga protestuesit ka deklaruar se ata duan që Rama të shkojë në shesh dhe të firmosë dorëheqjen që më pas të shkojë drejt burgut për vjedhjet që ai tha se ka kryer.
“I riu trajtoi dhe ndarjen territoriale dhe tha se duhet të lihen qytetarët të vendosin.
Jemi këtu për qëllimin më të madh, po tregojmë se jemi të bashkuar. Ky zë dhe bashkim i ka mbytur zërat e tyre. Kjo është Shqipëria e vërtetë dhe që kemi dashur, kërkojmë që kryeministri të japë dorëheqjen.
Siç e keni parë qeveria kërkon shpopullim duke mbyllur bashki dhe duke lënë njerëzir në harresë.
Ka bashki historike dhe ky kërkon të mbyllë, lëri njerëzit të vendosin nëse duan apo jo bashki.
Meqë kryeministri ka kërkuar besën, ne ta japim mundësinë të vish të firmosësh dorëheqjen dhe pastaj të të përcjellim në burgun 313 sepse ke plaçkitur”, tha ai.







