Ballina Aktualitet Tentakulat e Klod Allajbeut, prestanomet që përdor për korrupsion dhe pastrim parash,...

Tentakulat e Klod Allajbeut, prestanomet që përdor për korrupsion dhe pastrim parash, në skenë gruaja, babai, kushërira dhe rrethi i punonjëve të tij

61
0

lod Allajbeu, beu i shëndetësisë publike dhe private në Shqipëri, i cili ka miksuar Spitalin e tij Amerikan me QSUT-në, që emëron ministren e Shëndetësisë, drejtorët e spitaleve publike deri tek shefat e pavioneve, kontrollon dhe ka futur duart në tre nga katër koncensionet në shëndetësi, të konsideruara nga SPAK dhe KLSH si korruptive. Për kontrollin e koncensioneve të hemodializës, laboratorëve dhe sterilizimit, por edhe për tendera, mbetjet spitalore dhe shërbime të tjera, Allajbeu është kujdesur gjithnjë të përdorë kompani guacka dhe një rreth njerëzisht ku përfshihen kushërira, bashkëshortja, babai i tij dhe prestanome.

Kompaninë e koncensionit 84 milionë euro të hemodializës e fshehu në një ish gomisteri në Berat në emerin e kushërirës së parë, Majlinda Fetiu. Më pas koncensioni ka kaluar në disa duar nga Tirana, Holandë dhe aktualisht në Suedi, në tentativë për të humbur gjurmët drejt vendeve arabe. Koncensioni u fitua nga kompania DiaVita, e cila ishte në pronësi të Spitalit Amerikan (15 % të aksioneve) dhe kompanisë Evita (85 % të aksioneve). Pra, Evita kontrollonte 85 % të koncensionit të dializës. Alljabeu e kishte regjistruar kompaninë Evita në emrin e kushërirës Fetiu.

(Majlinda Fetiu)

Majlinda Fetiu, në shtator 2016, ia shet kompaninë Evita, pra koncesionin e hemodializës, kushërit të Petrit Vasilit, Rasim Hamazaraj dhe Ertel Kërçukut, për 30 milionë lekë. Me 10 nëntor 2016 paketa maxhoritare e aksioneve të Evita Sh.p.k, e cila zotërohej nga biznesmeni kontrovers i faramaceutikës Rasim Hamzaraj, u ble nga kompania hollandeze Arimo B.V., për 160 mijë euro. Arimo ishte e regjistruar në Holandë në të njëjtën adresë ku rezultonin edhe kompani të tjera të lidhura me Klodian Allajbeun.

Gruaja e Alljabeut te koncensioni i sterilizimit

Klodian Allajbeu qëndron edhe pas koncensionit të sterilizimit, për të cilin sot ka disa të dënuar. Për të marrë para nga ky koncension, Alljabeu ka futur gruan e tij, Iris Allajbeu. Në letra, përfitues i koncensionit korruptiv është Ilir Rrapaj, por një pjesë e parave shkojnë tek Klod Allajbeut. Si shfaqet dora e Allajbeut në dosjen e sterilizimit dhe pse nuk përmendet nga mediat e ‘pavarura’ ky fakt i rëndësishëm?

Kompania koncensionare e sterilizimit SaniService me nipt L51910021C, sipas dosjes së SPAK-ut, ka kaluar qindra mijëra euro në llogari të kompanisë së transportit të mallrave Kneo Transport Kompani, me nipt L61313515J. Paratë janë kaluar për shërbime të pretenduara të kryera nga kompania Kneo Transport Kompani, në kuadër të zbatimit të kontratës së koncensionit të sterilizimit.

Kompania Kneo Transport është themeluar nga Kneon Laçi në janar 2016, një muaj pas firmosjes së kontratës së sterilizimit të mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe SaniService. Në 23 mars 2021, shfaqe Iris Allajbeu, bashkëshortja e Klodian Allajbeut, e cila blen 50 % të aksioneve të kompanisë të kompanisë Kneo Transport, aktualisht me emër të ndryshuar në Med-Rad.

Pasi Med-Rad mori paratë nga koncensioni i sterilizimit dhe pas thellimit të hetimeve nga SPAK për korrupsion, Iris Allajbeu largohet nga kompania në 13 korrik 2021, duke ia dhënë sërish aksionet Kneon Laçit. Më pas kompania kalon në emrin e Allajbeut, duke konfirmuar se Laçi ishte prestanome.

Allajbeu ia beson babait ‘Equos Resort’ që u sekuestrua pjesërisht nga SPAK-u

Klod Allajbeu ka vendosur formalisht babanë e tij, Fadil Allajbeun, administrator të ‘Equos Resort’, i sekuestruar pjesërisht nga SPAK në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku u godit edhe Ergys Agasi. Resorti rezulton 85 % në pronësi të kompanisë Arimo të Allajbeut në Holandë dhe 15 % në emrin e Shkëlqim Hoxhës, ish drejtori i Lojërave të Fatit gjatë qeverisjes Berisha.

Në emër të babait, Allajbeu ka edhe kompaninë Diamant Plus me objekt tregtimin e materialeve, pajisjeve dhe aparaturave dentare. Kompania posedon disa dyqane në Tiranë. Allajbeu e ka përfshirë babanë edhe si aksioner në hotele dhe investime turistike.

Janis Karathano prestanome i Allajbeut në koncensionin 130 milionë euro të laboratorëve

Disa fakte dhe lidhje ngrenë dyshime të forta se Janis Karathano është prestanome i Klod Allajbeut në koncensionin 130 milionë euro të laboratorëve, i cili po hetohet nga SPAK si aferë korruptive. Një nga konpanitë e koncensionit të laboratorëve është AB Laboratory Solutions B.V, kapital 2.1 milionë lekë, me adresë në Laan Van Meerdervoort 1224, 2555 CD Hague, Hollandë, e cila ka 33 % të aksioneve në kompaninë koncensionare të laboratorëve.

(Janis Karathano)

Kjo kompani, me administrator djalin e Karathanos, Konstantinos Karathanos, është në pronësi të kompanisë shqiptare Pegasus, me pronar të vetëm Janis Karathano, me të cilën ka marrë mbi 100 tendera në shëndetësi me vlerë rreth 20 milionë euro. Më herët administratorë të kompanisë AB Laboratory Solutions B.V kanë qenë Orinoco Mining & Resources B.V, ITPS (Netherlands) B.V., Luisa Cinzia Ramasso dhe Alexandra Eleonora.

Kompanitë e Allajbeut kanë patur të njëjtën administratore me kompanitë e Janis Karathono në Holandë, që kontrollojnë koncensionin e laboratorëve me vlerë 130 milionë euro. Allajbeu qëndron jo vetëm pas koncensionit të hemodializës, por ka dyshime të forta se kontrollon edhe koncensionin e laboratorëve. Kompanitë koncensione kanë marrë miliona euro për punë të pakryera, pra me letra fiktive, skemë kjo e faktuar me disa raporte nga KLSH.

Arbër Teqja, prestanome i punëve të pista të Allajbeut

Arbër Teqja është një nga prestanomet e Klod Allajbeut për afera korruptive me tendera dhe pastrim parash. Për vite me radhë, Allajbeu e përdori Teqjan si pronar formal të kompanisë së tij ECO Riciklim për të përlarë miliona euro tendera në shëndetësi për gjoja asgjesimin e mbetjeve spitalore, mbetje të cilat sipas KLSH nuk asgjesoheshin, por zhdukeshin. Në shkurt të 2025, Allajbeu doli vetë në skenë duke i ‘blerë’ aksionet përmes kompanisë së tij Anamark.

Arbër Teqja, i arrestuar në nëntor 2015 si pjesë e një skeme mashtrimi dhe vjedhjeve të parave publike, përmes rimbursimit të medikamenteve me anë të farmacisë “Express”, ka marrë tendera në emër të Allajbeut në QSUT, në një kohë kur mamaja e tij, Arjana Strakosha, ishte zëvendës drejtoreshë e QSUT. Allajbeu i ka besuar Arbër Teqjas edhe administrimin e Equos Resort, ndonëse formalisht ka caktuar bananë Fadil Allajbeu.

Ndërkaq, bashkëshortja e Arbër Teqjas, Onejda Ymeraj, prej 10 vitesh mban pozicione kyçe në Spitalin Amerikan të Klod Allajbeut. BKH-ja sekuestoi telefonin zonjës Onejda Ymeraj në kuadër të hetimeve për korrupsion, për pastrim parash, vjedhjesh së parave publike me koncensionin 84 milionë euro të hemodializës etj.

Ymeraj dyshohet se është mbulesa dhe ekzekutuesja e skemës së korrupsionit me koncensionin e hemodializës, ku paratë e përvetësuara me shërbime të pakryera kanë shkuar nga Tirana në Holandë dhe nga Holanda në Londër, duke u investuar në pasuri të paluajtshme, ndërsa një pjesë kanë ardhur në Shqipëri, duke u investuar gjithashtu në pasuri të paluajtshme dhe korruptimin e qarqeve politike dhe mediatike.

Alqi Jani, linja kryesore e korrupsionit të Allajbeut me tendera

Alqi Jani, administratori i kompanisë Evita të Allajbeut, dyshohet nga hetuesit se është një nga linjat kryesore të korrupsionit dhe pastrimit të parave nga Klod Allajbeu. Përmes kompanisë Evita, Allajbeu ka marrë vitet e fundit rreth 60 milionë euro tendera nē shëndetësi, dyshohet me paracaktim dhe procedura të manipuluara. Kompania Evita u bastis nga një skuadër e BKH-së në janar të këtij viti, ndërsa Alqi Jani po hetohet si një nga duart e Allajbeut në zhvatjen dhe pastrimin e parave publike.

Evita është 72 % në pronësi të kompanisë Arimo, adresë në Nassaulaan 2 A, 2514 JS, Willemspark, Haaglanden, Hagë, Hollandë, pas të cilës qëndron Klod Allajbeu. Përmes Evitës, Allajbeu kontrollon edhe kompaninë Dial-Alb shpk të produkteve farmaceutike, ku 20 % të aksioneve i ka Arbër Teqja.

Ben Petani, maska e Allajbeut tek Pharma One dhe afera e termometrave

Oktapodi i shëndetësisë Klod Allajbeu kontrollon edhe depot farmaceutike Pharma One dhe DELTA Med përmes Ben Petanit. Pas Pahrma One, e cila ka marrë edhe 1 milionë euro tendera në shëndetësi qëndron Allajbeu, i cili së fundmi ka vendosur t’a kalojë kompaninë në pronësi të kompanisë Evita, të cilën e kontrollon përmes kompanisë Arimo në Holandë.

Autoriteti i Konkurrencës, pas një hetimi të thelluar, konstatoi se gjatë pandemisë, Ben Petanin, i cili ka hyrë në pazare me oligarkë të tjerë, duke fiksuar çmimet, tërhequr artikuj për të stimuluar rritjen e çmimeve, duke kufizuar apo kontrolluar burimet e furnizimit etj., vetëm me një qëllim: zhvatjen e qytetarëve.

Në vitin 2020 befas u zhdukën nga farmacitë termometrat e thjeshtë që kushtonin deri në 1 USD copa. Në atë kohë, për shkak të pandemisë, termometri ishte mjeti më i kërkuar nga familjet shqiptare. Në çdo farmaci po të pyesje, përgjigja ishte: Ka mungesë tregu. Në vend të termometrit të zakonshëm, kishte disa termometra të tjerë që kushtin nga 7 deri në 15 USD. Në vijim kishte vetëm termometra me vlerë mbi 10 mijë lekë të vjetra copa.

Ferdinend Gjana, i besuari i Allajbeut për universitetin piramidë

Klod Allajbeu ka sajuar edhe një univesitet piramidë të quajtur Universiteti Western Balkans, të cilin si shumë tentakula të tjera e përdor për pastrim parash. Universiteti është krijuar gjoja në kuadër të bashkëpunimit të Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia. Punët e këtij të ashtuquajturi universitet, Allajbeu ia ka besuar Ferdinand Gjanës, i cili është edhe aksioner me 10 %.

Përmes kompanisë së universitetit, Allajbeu dhe Gjana kontrollojnë edhe dy kompani Technology Center of Excellence dhe WESTERN BALKANS UNIVERSITY DENTAL INSTITUTE, e para me objekt trajnime profesionale, ndërsa e dyta me objekt shërbime dentare.

Mario Karaj, i besuari i Allajbeut për punët e zeza te Spitali Amerikan dhe Hygeia

Ashtu si pothuajse të gjitha kompanitë e tjera të Allajbeut, Spitali Amerikan ka dalë për vite me radhë me humbje, duke ngritur dyshime të forta për devijim fitimesh për të mos paguar taksa. Punët e Spitalit Amerikan, i përfshirë në një sagë skandalesh, Allajbeu ia ka besuar Mario Karajt. Këtë lëvizje Allajbeu e bëri pas manovrës ku i bleu vetes së tij Spitalin Amerikan për 24 milionë euro.

Sipas dosjes zyrtare tatimore rezulton se “Spitali Amerikan” 100% në pronësi të Klodian Allajbeut, në vitin 2012 ka dalë me 1.8 milionë Euro humbje; në vitin 2013 me 850 mijë Euro humbje; në vitin 2015 me 750 mijë Euro humbje; në vitin 2016 me 410 mijë Euro humbje; në vitin 2017 me 2800 Euro humbje; në vitin 2018 me 1.3 milionë Euro humbje; në vitin 2019 me 180 mijë Euro humbje; në vitin 2020 me 200 mijë Euro humbje; në vitin 2021 me 1300 Euro humbje, ndërsa në vitin 2022 me 3200 Euro humbje.

Për të justifikuar bilancet me gjoja humbje, më 1 mars 2022, Klodian Allajbeu ka zvogëluar kapitalin e Spitalit Amerikan me 90% të vlerës, duke e bërë 2.9 miliardë lekë nga 29 miliardë lekë të vjetra që e kishte.

Të njëjtën skemë mashtrimi, Klodian Allajbeu vazhdon e bën dhe me “Spitalin International” (ish Hygeia), të cilin qysh prej vitit 2018 kur e ka blerë e deri sot, raporton sikur del me 4-5 milionë Euro humbje në vit, duke bërë bilance false. Edhe spitalin Hygeia, Allajbeu ia ka besuar Mario Karajt.

Edhe firmën e qiradhënieve “Anamark”, prej 7 vitesh e raporton me 8-50 milionë lekë humbje në vit. Firmën e tregut të madh ushqimor “EKMA” e raporton me 1 deri 2 milionë Euro humbje në vit.

Allajbeu qëndron edhe pas kompanive Con Energy Albania, FUTURE CEMENT, ENERGY PROJECT, MEDICAL RECYCLING, N & S TELECOM, Technology Center of Excellence, Vital Care, MED-RAD etj., që të gjitha me humbje.

Afera e tenderave me kompaninë MSE

Si mos të mjaftonte koncensioni korruptiv 86 milionë euro i dializës, ku sipas KLSH-së janë futur miliona euro në xhep pa bërë asgjë60 milionë euro tendera me EVITA, privatizimin e disa shërbimeve që duhet t’i ofronte edhe sektori publik, dublimin e spitaleve publike me kartelin e tij privat etj., Klod Allajbeu ka nisur të marrë tendera me flamur korrupsioni në shëndetësi, me një kompani të re.

Bëhet fjalë për kompaninë e ilaçeve “MSE” (ish-“Ashlar”), me nipt L82001005A, themeluar në gusht të vitit 2018 nga Denisa Bishyti. Për dy vjet, kompania arriti të marrë vetëm 1 tender me vlerë 800 mijë lekë.

Sapo kompaninë e mori në dorë Klodian Allajbeun në 2020, deri më tani ka marrë 44 tendera me vlerë milionë euro, ndërsa janë projektuar dhe është mbyllur pazari për të marrë disa tendera me vlerë disa milionë euro.

Tenderat janë pothuajse të gjithë me flamur korrupsioni dhe me ofertë fituese sa fondi limit.

Me kompaninë që sapo mori, Allajbeu përlau tenderin 600 milionë lekë për respiratorët, pasi nuk kishte më covid dhe duke nxjerrë jashtë loje kompanitë me oferta më të ulëta.

Në vitin 2020, kompaninë MSE e blen Klodian Allajbeu, përmes zarave të tij, Ilda Tërshana, Arbër Teqja dhe Arbër Liçaj.

Zyrat e kompanisë nisin të zhvendosen pikërisht me zyra tek spitali privat i Allajbeut, në kilometrin e katërt të rrugës dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Ilda Tërshana ka qenë drejtoreshë në kompaninë “Evita” të Klodjan Allajbeun, përmes të cilës oligarku zotëron aksionet në shoqërinë koncesionare për shërbimin e Hemodializës, “DiaVita”.

Arbër Liçaj ka qenë inxhinier elektronik në Spitalin Amerikan të Klodjan Allajbeut, praktikisht një argat i Klodit.

Arbër Teqja, i arrestuar më parë për skema mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve me farmacinë Express, është dora kryesore e Klod Allajbeut, me të cilin ka hapur një kartel kompanish farmaceotike si dhe për asgjesim të mbetjeve spitalore, duke marrë milionë euro tendera klientelistë dhe në shumë raste duke mashtruar me zbatimin e kontratave.

Fillimisht, Allajbeu e kamufloi kompaninë në emër të Arbër Liçaj dhe Ilda Tërshana. Në nëntor 2022, futi në lojë Arbër Teqjan, i cili bleu 80 % të aksioneve për 46 mijë euro.

Por, meqenëse Arbër Teqjas tashmë i ka dalë boja, duke e përdorur për të marrë rreth 50 tendera me kompaninë Eco Riciklim, Allajbeu ka futur në lojë kompaninë Cambrige Pathology B.V, regjistruar në Holandë, aty ku oligarku fsheh edhe fijet e kompanive të tjera, me të cilat ka bërë reprezalje në buxhetin e shëndetësisë.

Në qershor 2023, Arbër Teqja ia shet aksionet kompanisë Cambrige Pathology B.V, pronar fundor i të cilës dyshohet se është pikërisht Klodian Allajbeu./Prapaskena