Ballina Rajoni Mickoski: Nuk jam i kënaqur me punën e Prokurorisë, çdo person që...

Mickoski: Nuk jam i kënaqur me punën e Prokurorisë, çdo person që ka lidhje me tragjedinë e Koçanit duhet të dalë përpara drejtësisë

40
0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, në një deklaratë të tij për mediat theksoi se çdo person që është shkaktar për tragjedinë e Koçanit duhet të dalë përpara drejtësisë.

“Çdonjëri, i cili në çfarëdo lloj mënyre dhe në çfarëdo lloj forme ka lidhje me rastin në Koçan duhet të nxirre para faqes së drejtësisë”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se nuk është i kënaqur me punën e Prokurorisë në lidhje me këtë çështje.

“E keni parë edhe ju në periudhën e kaluar, rreth 12 prokurorë punuan në këtë rast. Nëse pyetja është nëse jam i kënaqur me punën e Prokurorisë, përgjigjja ime do të jetë se nuk jam i kënaqur. Pikërisht kjo ishte arsyeja pse e mbështetëm shkarkimin e Kocevskit në parlament, ndërsa pse LSDM dhe BDI nuk e mbështetën shkarkimin e Kocevskit është një pyetje tjetër”, shtoi ai.