Ballina Dossier HISTORI/ Ka lidhje logjike midis Albanisë së Kaukazit dhe Shqipërisë

HISTORI/ Ka lidhje logjike midis Albanisë së Kaukazit dhe Shqipërisë

49
0

Nga Pirro Prifti 

Egzistenca e një Albanie të lashtë që egzistonte nga shek IV p.e.s., në Kaukaz, në vëndin ku ndodhet Azerbajxhani dhe armenët e Nagorni Karabakut të sotëm, që nga koha kur Alexandri i Madh me ushtrinë e tij me ilirë bëri betejën e Gaugamelës në vitin 331p.e.s., deri në shek XI kur Kaukazi hyri tërësisht nën influencën islame (përveç Armenisë).

Pas shek XI e.s., Albania e Kaukazit nuk përmëndet më. Albania e Kaukazit e kanë përmëndur autorë të lashtë nga Herodoti, e deri tek historiani austriak Hahn. Interesant është fakti se Principata e Arbërit apo Albania përmëndet për herë të parë në Ballkan si principatë e Arbërit e mbiquajtur nga Romaket -Albania (nga Alba – i bardhë) u krijua në Ballkan si Arbëria (1190-1216 si principatë e pavarur, rreth 1216-1255).

Shkaku i zhdukjes së Albanisë së Kaukazit mendoj se ka ardhur nga islamizmi i popujve kaukazianë por edhe nga largimi i banorëve që të mos konvertoheshin. Pra largimi i tyre për në gadishullin Ilirik nga dhe ku e kishin origjinën sepse mendohet që ata mund të kenë qënë pasardhës së ushtarëve ilirë të Alksandrit të madh, njëlloj si banorët e Hundëzës në Aganistan që janë pasardhës të ilirëve, me sy bojqielli nuk flasin gjuhë arabe dhe kanë fjalë shqip. Ka disa ngjashmëri me fjalët shqip të asaj kohe me vëndbanimë dhe dis emra të sotëm në Shqipëri.

Pak Histori.

Dihet gjithashtu se banorët e Albanisë së Kaukazit apo arnautët ishin të ndarë në 60 schiatte (prejardhje), secili duke folur gjuhën e vet amtare të saj, të veçantë që nga fillimi dhe kishte mbretin e vet. Por në kohën e lindjes së Krishtit, të gjithë banorët e Albanisë të ndarë në schiatte njihnin fuqinë supreme e një mbreti të vetëm. Është e vështirë për të përcaktuar karakteristikat e racës së tyre. Sipas njërit prej shkrimtarëve më vonë romakë (sek. IV), ata kanë “flokë të bardhë”sicc quheshin nga Persët ishin të krishterë , madje nga të krishterët e parë.

Albania e Kaukazit është realisht një territor që ndahet midis shteteve të sotme të Armenisë, Gjerogjisë dhe Azerbajxhanit. Popullsia që gjallon sot në shekullin e XXI në ato rajone është ajo abhkaze dhe rajoni mbi të cilin ata jetojnë është një mollë e vërtetë sherri midis armenëve, gjeorgjianëve dhe azerëve që pretendojnë secili se janë pasardhës direkt të Albanisë antike përfshi dhe Nagorni-Karabakun plot konflikte.

Sipas legjendave arabe që citon Hahn, origjina e arnautëve është nga disa vise të Detit të Kuq (jo larg Kaukazit), ku njëri nga liderët e tyre i shkeli kaftanin një shehu dhe gjatë grindjes i nxori atij madje edhe syrin. Dhe meqë nga kokëfortësia nuk pranoi të vuante ndëshkimin (arnaut nga arabishtja d.m.th. “refuzues”), u dëbua së bashku me fisin e vet për të mbërritur në Ballkan (https://lapsi.al/2015/02/11/histori-a-eshte-kaukazi-vendbanimi-i-pare-i-shqiptareve-te-sotem/). Dihet se mbreti i parë i Albanisë quhej Arranshahu!!.

Ata pretendojnë se banorët e atjeshëm e kanë quajtur kështu fare rastësisht vendin e tyre ngaqë ai ishte tepër i thepisur me male dhe origjina e emrit të tij vjen nga “alp” që janë lartësitë dhe jo nga fisi i “albanëve” që quhej kështu për shkak se për latinët ata ndodheshin andej nga lind dielli (alba).

Koincidenca e Matit shqiptar dhe atij kaukazian si dhe shumë e shumë vendbanimeve, lumenjve, liqeneve etj., e lë pezull misterin e kësaj afërsie të çuditshme. Hahn: `çاdo shqiptar do të çuditej kur të lexonte në një nga veprat antike greke “Kserksi” që përshkruan luftën e këtij mbreti pers me grekët, përmendet Dotos si prijësi i matjanëve. Dote, ose Dodë është ndërkohë një nga emrat e rëndomtë shqiptarë në Mat. Kështu quhet p.sh. shefi i sotëm i mirditorëve Bib Doda, për shkak se emri i të atit ka qenë Dodë”, – thotë studiuesi austriak (Johann Georg von Hahn: “Albanesische Studien” (Studime shqiptare) në tre volume, botim në vitin 1854 (ribotim 2001). Studiuesit nga Azerbajxhani zbuluan së fundi se banorët e Albanias së lashtë, kanë qenë të krishterët e parë të Kaukazit, të evangjelizuar qysh në shekullin e parë nga apostulli Elysee. “Kisha më e vjetër kaukaziane është ajo shqiptare me emrin “Kish” në rajonin Sheki, si dhe tempujt Ganxhasar dhe Amaras në zonën e Karabakut janë edhe sot e kësaj dite vende ku gjallojnë pasardhësit e shqiptarëve të ndarë në fiset e gunave, gelëve, alpnasëve, legave dhe udinajve”, mund të lexosh në secilën nga guidat turistike të Azerbajxhanit në internet.

Por çfarë lidhje ka Emathia-Mati i Aleksandrit të Madh ( 356 BC – 323 BC), me Albaninë e Kaukazit? Ndoshta faktin se i vetmi “ballkanas” që e përshkroi atë territor para Herodotit ishte pikërisht Aleksandri me etnicitet të diskutueshëm dhe me qindra mijëra ushtarët e tij? Ndoshta sepse sipas shumë versioneve, pas dështimit të fushatës së tij në Indi, garnizone “emathia-nësh” të Aleksandrit u hallakatën nëpër gjithë rrugën e kthimit për në Ballkan e madje shumë prej tyre u ngulën diku ku malet u kujtonin atdheun një pjesë malore e të cilit quhej edhe Albania? Hahn kishte zbuluar pra se jo vetëm “Albania” e lashtë ilire me Albanopolisin e vet ndodhej përafërsisht në Matin e Shqipërisë së sotme, por edhe se kjo Albania e Europës, ishte identike me një Albania tjetër, pikërisht atë që gjeografi dhe historiani antik grek Herodoti e përmend në “Historinë” e tij si një mbretëri e fortë në Kaukaz. Brenda së cilës- Herodoti përshkruan- se jetonte një popull barbar por i bardhë. Dhe një nga fiset e tij më të njohura ishin pikërisht… “matjanët”. Sipas Herodotit, Albania e Kaukazit banohej nga një popull i cili kishte një vitalitet të jashtëzakonshëm. “Me përjashtim të formave të njëllojta të Albania-s, ne gjetëm si këtu, ashtu edhe atje (në Kaukaz) një krahinë që quhej njëlloj Hotene (Hot) dhe një tjetër Blymals (…mal), veç kësaj edhe një krahinë që quhej Bolbene (Bulqiza) në Shqipëri dhe liqenin Bolge në Kaukaz. Një lumë të quajtur atje Arsenia dhe Arzin = Het-Arzum dhe këtu lumin Erzen. Sipas George Vernadsky (“Albania Zakavkazje”, George Vernadsky. The Columbia Encyclopedia, sixth edition, 2006) – Ish emri i një vendi mbi lumin Kir (Kur), mbi-Kaukaz, në brigjet e Kaspikut, pak a shumë brenda kufijve të republikës së sotme të Azerbajxhanit. Disa autorë përmëndin emrin e një mbreti gjerogjian të asaj kohe -Mirdat-, nga i cili më pas erdhën mirditorët! (History of Albania composed by abbot Chamchian, Mikayel. ‘History of Caucasian Albania, Venice, 1786, p. 131). Historiani armen Moisiu Khoren i ka quajtur albanët e asaj kohe (shqiptarët) me emrin -Alani. Emërtimi Albani zhduket nga koha e pushtimit arab të Përtej-Kaukazit (shekulli pas VII C). Fakti u përmend më lart, se shumëllojshmëria e dialekteve ( në atë kohë albanët apo arnautët e Kaukazit ishin rreth 60 fise), duket në gjendje për të shqiptuar tezën mbi shqiptarët kaukazianë. Albanët e Kaukazit, si një popullsi dhe shtet përmenden gjithnjë krahas armenëve dhe iberëve (gjeorgjianët) me emra të ndryshme sipas gjuhës së burimeve: greqisht-alvania; latinisht-albania; armenisht-aluank; gjeorgjianshe-rani; siriane-aran; medo-persisht-ar(r)an; arabisht -arran[1]. Është me interes e dhëna e Stefan Bizantinit i cili thotë se ata janë arianoi, me sa duket termi fillestar aran, prej nga nën influencën e armenishtes kemi alvan-aluan prej nga rrjedh greqishtja-alvanoi. Oponenca ndaj këtyre pohime tregon se Asnjë nga gjuhët që fliten në Kaukaz sot, nuk ka ngjashmëri me gjuhën Shqipe (por kjo nuk do të thotë se gjuha e atëhershme nuk kishte ngjashmëri me tonën)! (Libri `Pwrse e kthyen Arbwr&Epirotwt nw shqiptarw`, P.Prifti, botim viti 2022).

Prof. Aleksandër Meksi shkruan se “një tezë e tillë është ajo mbi ardhjen e shqiptarëve nga Kaukazi, diku nga shekujt X-XI me qenë se atëherë përmendemi për herë të parë me emrin albanoi-arbanoi në trojet e sotme në burimet bizantine. Përgjithësisht historiografia shqiptare dhe jo vetëm ajo, e ka refuzuar këtë pseudo-teori në mënyrë intuitive pa i hyrë në brendësi të dhënave historike që lidhen me albanët e Kaukazit. Përmendja e parë e tyre është në betejën e Gaugamelës në vitin 331 para Krishtit kur ata u rreshtuan së bashku me persët kundër ushtrisë së Aleksandrit të Madh. Ata përmenden si një popull pranë Armenisë dhe Iberisë (Gjeorgjia), pra si një entitet politik i rëndësishëm i rajonit të Kaukazit“. Për gjuhën e albanëve kemi alfabetin me 52 shkronja, pak mbishkrime, emrat e muajve, fjalë jo armene në historitë e hershme të armenëve (shek. VII-X).

Mendimi im për këtë problem është pak më i ndryshëm nga ai që i dhanë Stalinit (kur ai i pyeti gjatë vizitës së diktatorit Hoxha në BS), historianët rusë kur spjeguan se nuk kanë lidhje shqiptarët e sotëm me albanët e Kaukazit (V. Minorsky. Caucasica IV. Bulletin of the School of Oriental and African Studies, University of London, Vol. 15, No. 3. (1953), p. 504).

Albanët e kaukazit kanë origjinën e tyre sipas të dhënave historike në Kaukaz që nga shek 4 pes, në kohën e pushtimit nga Aleksandri i Madh i cili kaloi në ato zona madje shkoi deri në Nuristan të Afganistanit, dhe mendohet që kanë qënë ushtarë të Aleksandrit të madh që qëndruan aty dh formuan një shtet midis spopullsive azere, armene. Kjo mbretëri vazhdoi deri në shek 10 kur ajo zonë u pushtua nga Islami pra, banorët e lashtë të Shqipërisë Kaukaziane flisnin shqipen kaukaziane, një gjuhë që u zhduk në shekullin e 10-të në kulmin e Kalifatit Abasid gjatë Mesjetës (Caucasian Albania – Simple English wikipedia, the free encyclopedia). Interesant është fakti që shteti i parë i Arbërisë në Ballkan u themelua në shek e XI-XII). Ndoshta është rastësi por mesa duket një pjesë e `matjanëve` të Albaniasë së Kaukazit erdhën përsëri në vëndin e tyre pas 14 shekujsh nga qëndrimi i tyre në Kaukaz. Pjesa tjeter u asimiluan dhe u islamizuan. Kjo principatë e Arbërit e krijuar në Ballkan si Arbëria (1190-1216 si principatë e pavarur, rreth 1216-1255) ishte një principatë mesjetare e familjes së Progonit (përfshinte dhe Matin e Krujën), si dhe e para njësi politike arbërore gjatë Mesjetës. Fillimisht ishte pjesë e Perandorisë Bizantine dhe më pas u formua si shtet nga Dhimitër Progoni. Pas vdekjes së tij u bë pjesë e Despotatit të Epirit. U themelua nga arhondi Progon rreth Krujës, rreth vitit 1190. Progoni u pasua nga djemtë e tij, Gjini dhe më pas Dhimitri, gjatë sundimit të së cilit principata kaloi periudhën më të mirë të saj. Pas vdekjes së Dhimitrit, i fundit i familjes së Progonëve, Kruja u drejtua nga Grigor Kamona dhe më vonë Golemi deri në shpërbërjen e saj në vitin 1255.

Si pjesë e analizës time mendoj se egziston një lidhje e logjikëshme midis Albaniasë së Kaukazit dhe Shqipërisë së sotme pikërisht për shkak të ngjashmërivë të fjalëve por edhe kur shihet në rrjedhën historike se Albania e Kaukazit zhduket rreth shek të X-XI, dhe duket pa pritur në Gadishullin Ilirik si Principata e Arbërit (Albania), e cila vendost përreth lumit Mat, në Mirditë në Krujë pra në Amathia-n e lashtë nga ku e ka origjinën Aleksandri i Madh i cili lindi në Pela (pela- shqip). Kjo gjithashtu nuk do të thotë se nuk ka patur pelasgo- ilirë në gadishullin Ilirik që para luftës së Trojës para se të vinin greket më gadishullin ilirik. Ata kanë qënë këtu, por një pjesë iku që atëhere me ushtrinë e Aleksandrit të madh dhe pasardhësit e tyre u rikthyen përsëri në trojet e tyre të AMATHIA-S./BS