Ballina Kuriozitete ‘Haven -1’, stacioni i parë privat hapësinor

‘Haven -1’, stacioni i parë privat hapësinor

27
0

Një stacion hapësinor sa një autobus, “Haven-1”,  i prodhuar nga startup-i kalifornian “Vast”, pritet të niset në 2026  në hapësire dhe do të bëhet stacioni i parë komercial, sipas “The Daily Mail”.

Ai mund të strehojë deri në katër astronautë për misione 10-ditore, duke ofruar gjithsej 40 ditë ekuipazhi për kërkime shkencore si zhvillimi i ilaçeve, kristalizimi i proteinave, rritja e bimëve dhe studime mbi biologjinë njerëzore.

Stacioni ka një vëllim të brendshëm prej 45 metrash kub, një dritare kubike 1,2 metra për vëzhgim të Tokës, kabina private gjumi, tryezë të përbashkët dhe internet me shpejtësi të lartë përmes “Starlink”.

Sistemet e tij të mbijetesës bazohen në teknologji të provuar të NASA-s, ndërsa moduli orbital është në fazën përfundimtare të montimit dhe testimit.

“Haven-1” është projektuar për të ofruar një mjedis të rehatshëm dhe funksional për punën në hapësirë, sipas këshillave të astronautit të NASA-s, Drew Feustel.

Projekti është financim privat, me një investim prej 1 miliard dollarësh nga themeluesi i “Vast”, Jed McCaleb, dhe synon të shtrijë veprimtarinë e tij me modulet më të mëdha “Haven-2″ që nga 2028, duke krijuar një stacion modular të plotë deri në 2032.C