Ballina Opinion Një ngushëllim për vdekjen e moralit njerëzor

Një ngushëllim për vdekjen e moralit njerëzor

21
0

Bahri Cani

Prej dy ditësh po luftoj me vetëveten, që të mos ulem në këtë nivel dhe të mos shkruaj asgjë: Por kjo foto vërtet tregon një degjenerim total moral të disa njerëzve.

Nuk po mund ta kuptoj si është e mundur që dikush shkon në varrim dhe fotografon e inçizon të tjerët, e nëse e shikoni mirë foton…

Madje edhe gra e burra në moshë, e të mos flas për më të rinjtë, me telefona në dorë në varrim duke inçizuar familjarët e një fëmije të vdekur dhe të varrosur…

Nuk e njoh këtë zotëriun Gjesti, e di që ka përjetuar një humbje të trishtë, e di që ka lidhje me BB, por nuk di më shumë për jetën e tij, nuk ia njoh as familjen dhe familjarët, por dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë familje dhe për fëmijën e vdekur, një ngjarje vërtet e rëndë.

Por një ngushëllim të madh dua të shpreh edhe për vdekjen e moralit tek disa njerëz, për vdekjen e mirësjelljes dhe mirëkuptimit për njerëzit në këso situata. Marre!