Kampionati suedez i futbollit, i cili zhvillohet kryesisht gjatë verës, po shkon drejt fundit dhe në javët e mbetura, pritet që të shkruhet historia me një kampion që nuk e kishte parashikuar askush.
Kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në fundin e sezonit, vendin e parë me një diferencë prej 11 pikësh e mban klubi i Mjallbit, i cili që në javën e ardhshme ka mundësinë që të festojë titullin e parë në historinë e vet, në varësi edhe të rezultateve të rivalëve direkt në renditje.
Fakti që është titulli i parë për të, nuk është çudia më e madhe. Çudia është se ekipi i Mjallbit i përket një fshati të vogël peshkatarësh, Hallevik, i cili aktualisht regjistron vetëm 1485 banorë. Suksesi më i madh i tij deri tani kishte qenë pjesëmarrja në një finale Kupe, pa e fituar atë. Ndërsa pas 86 vitesh, tani mund të ketë trofeun e parë të rëndësishëm të tij, një titull kampion që pakkush e mendonte të mundshëm