Ballina Bota Të paktën 69 të vdekur nga tërmeti në Filipine

Të paktën 69 të vdekur nga tërmeti në Filipine

40
0

Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.9 që goditi Filipinet qendrore është rritur në 69, sipas një zyrtari të mbrojtjes civile, shkruan Reuters.

Zyrtari theksoi se shifra e viktimave mbetet “e paqëndrueshme”, pasi raportet nga shërbimet e emergjencës vazhdojnë të mbërrijnë.

Që nga tërmeti i mbrëmshëm, qyteti Cebu është goditur nga qindra pasgoditje. Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë raportoi se deri në orën 09:19 të mëngjesit, sipas kohës lokale, janë regjistruar të paktën 225 lëkundje.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr. bëri thirrje për vigjilencë dhe bashkëpunim me autoritetet lokale. Ai shtoi se po punohet për rivendosjen e rrjetit elektrik dhe se është dërguar personel shtesë në spitalet lokale për të përballuar situatën.