Ballina Kronika Cërrik, aksident i rëndë në Shalës, përplaset nga një motoçiklet, plagoset 14-vjeçari

Cërrik, aksident i rëndë në Shalës, përplaset nga një motoçiklet, plagoset 14-vjeçari

49
0

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Shalës, në Njësinë Administrative Shalës, në Bashkinë Cërrik.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një 14-vjeçar, nxënës i shkollës 9-vjeçare të zonës, është përplasur nga një motoçikletë, duke marrë plagë të rënda.

Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës po qarkullonte me shpejtësi në momentin e përplasjes.

I mituri është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.

Policia ka nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe përgjegjësive.