Ambasada Amerikane ka publikuar një mesazh të rëndësishëm në lidhje me bllokimeve të shërbimeve qeveritare në SHBA.
Në mesazh sqarohet se si pasojë e vonesave në miratimin e fondeve buxhetore, llogaria në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht.
“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ”, thuhej në postim.