Ballina Politika Alimehmeti përjashton kandidimin për kreun e PD dhe pranon: Objektivi im është...

Alimehmeti përjashton kandidimin për kreun e PD dhe pranon: Objektivi im është Tirana

82
0

Ilir Alimehmeti, anëtar i Partisë Demokratike, ka konfirmuar se ambicia e tij politike mbetet gara për Bashkinë e Tiranës, duke përjashtuar çdo mundësi për të kandiduar për poste drejtuese brenda partisë.

Ai theksoi se kjo është një qëndrim i hershëm dhe i pandryshuar.

“Nuk garoj për kryetar të PD. As si Sekretar i Përgjithshëm. Për bashkinë e Tiranës e kam dhënë disponibilitetin që në vitin 2022. Jam koherent me vendimet. Do e vendosin vendimmarrësit”, u shpreh Alimehmeti në Report Tv.

Alimehmeti ka folur lidhur edhe me protestën e fundit të Partisë Demokratike më 17 prill, ndërsa theksoi se pjesëmarrja duhet parë në një kontekst më të gjerë dhe jo si një episod i izoluar.

“Protesta nuk duhet të merret si e veçuar, nuk është një episod i vetëm. Merremi me episode minore dhe na humb nga sytë gjëja e madhe. Ne jetojmë sot në një komunitet të shqetësuar”, tha ai.