Ballina Kronika Zbulohet ‘shtëpia e barit’/ Sekuestrohen kanabis, municione dhe armë të ftohta, arrestohet...

Zbulohet ‘shtëpia e barit’/ Sekuestrohen kanabis, municione dhe armë të ftohta, arrestohet ‘Tajsoni’ i Bathores dhe një tjetër

32
0

Zbulohet një banesë ku kultivoheshin bimë narkotike, me llamba, ndërsa është sekuestruar një sasi droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë dy persona. Në kuadër të operacionit “Kombinimi” u arrestuan Agron Tafaj dhe Tajson Tafa.

Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Bathore, duke transportuar 4 kg kanabis, me qëllim shitjen në doza.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kombinimi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 12 kg kanabis, municione luftarake (granata, ndezës minash, fitila detonatorë, tritol), armë të ftohta dhe peshore elektronike. Zbulohet një banesë ku kultivoheshin bimë narkotike, me llamba. Sekuestrohen nga banesa, 168 bimë dhe fidanë narkotikë. Vihen në pranga 2 shtetasit që kryenin këto veprimtari kriminale. Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Bathore, duke transportuar 4 kg kanabis, me qëllim shitjen në doza. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për 2 shtetas që shitnin lëndë narkotike dhe posedonin sende të kundërligjshme në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, operacionin policor të koduar Kombinimi”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. T., 53 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Laç dhe T. T., 27 vjeç, banues në Tiranë, të dy, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Bathore, duke qarkulluar me 2 automjete, në të cilat gjatë kontrollit, u gjetën në total 4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza, në Bathore dhe në Kamëz.

Më tej, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, u krye kontroll në banesën e 53-vjeçarit, në fshatin Gjormë, ku u konstatua një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba. Gjatë kontrollit në këtë ambient, u gjetën 48 bimë dhe 120 fidanë cannabis sativa, të kultivuara në vazo, 7 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 4 kallep tritol, 2 granata, 2 ndezësa, 7 fitila detonator dhe 3 kuti me ndezesh minash luftarake.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, në Tiranë, u gjetën 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 1 shufër metalike dhe 1 armë e ftohtë (thikë). Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këto veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.