Ballina Politika Begaj i shtrihet barkas Ramës, dekreton zgjedhje antikushtetuese

Begaj i shtrihet barkas Ramës, dekreton zgjedhje antikushtetuese

57
0

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shkelur sërish Kushtetutën për interes të kryeministrit Edi Rama, duke dekretuar datën e zgjedhjeve të pjesshme në ‘9 nëntor’ në të gjashta bashkitë e vendit, të cilat kanë ngelur pa kryetar, duke përfshirë edhe Bashkinë Tiranë.

Edhe pse ish-kryetari Erion Veliaj e ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave, ku sipas Kushtetutës duhet pritur të shprehet gjykata mbi këtë vendim, presidenti Begaj nuk i ka marrë në konsideratë ligjet e vendit, duke dekretuar zgjedhje antikushtetuese për interes të Edi Ramës.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka reaguar në Facebook edhe ish-kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, i cili bëri akuza të forta në drejtim të Edi Ramës, për tradhti, persekutim dhe një kurth mafioz të ngritur kundër tij.