Nuk kishte surprizë. Si një robot që komandohet nga Edi Rama dhe në shkelje të Kushtetutës, Presidenti Bajram Begaj vendosi të shpallë datën për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, mes tyre dhe në Tiranë
Dekreti u shoqërua dhe me një sqarim nga presidenca ku thuhet pse presidenti mori vendimin për të shpallur datën e zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës edhe pse ish-kryetari Erion Veliaj e ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave. Sipas Kushtetutës duhet pritur të shprehet gjykata mbi këtë vendim.
Në sqarimin e tij Begaj thotë se ka shqyrtuar rregullshmërinë e procedurës së ndjekur dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, të kryera sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak Tiranë dhe nga Këshilli i Ministrave.
Begaj merr përsipër të flasë dhe në emër të Gjykatës Kushtetuese duke deklaruar se ankimimi nuk është kompetencë e kësaj gjykate por e Gjykatës Adminsitrative