Ballina Sport Mançester Junajtid në telashe të mëdha, shpëtimin e gjen te Ronaldo

Mançester Junajtid në telashe të mëdha, shpëtimin e gjen te Ronaldo

14
0

Një takim me Kristiano Ronaldon, mund të zgjidhë një pjesë të telasheve të mëdha të Mançester Junajtid. Klubi i njohur anglez po vuan si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë ekonomik, teksa ka shkurtuar në mënyrë drastike shpenzimet meqë ka mbetur pa pjesëmarrje dhe pa suksese në Europë prej shumë kohësh.

Klubi është në vështirësi të mëdha ekonomike dhe zgjidhja që po mendojnë drejtuesit për të mbyllur një “gropë” prej 100 milionë paund, është një turne miqësor në mes të sezonit në Arabinë Saudite për të përfituar të ardhura.

Një udhëtim në vendin e Lindjes së Mesme, do të shihte Mançester Junajtid të takohej përsëri me Kristiano Ronaldon, i cili i la “djajtë e kuq” në vitin 2022 për t’iu bashkuar Al Nasr. Bëhet e ditur se drejtuesit e klubit anglez po flasin me sponsorë të ndryshëm për të mundësuar ndeshje me një apo me më shumë skuadra kundërshtare në mes të sezonit në Arabinë Saudite.

Vetëm kështu mund të sigurohen të ardhura që do të mbyllnin disi të ardhurat e munguara nga mospjesëmarrja në aktivitetet ndërkombëtare.