Presidenca dje ndau një sqarim të gjatë të arsyeve që kishin shtyrë Presidentin që të nënshkruante dekretin për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki.
Në fakt arsyetimi i “Presidentit” është kopje e relacionit që shoqëron Vendimin e Këshillit të Ministrave.
Nuk ka asgjë të keqe që një interpretim juridik i ekipit të Kryeministrit të përqafohet edhe nga Presidenti e të përdoret si shpjegim për dekretin e nënshkruar nga vetë ai.
Problemi lind kur Presidenti duket sikur thjesht ka kopjuar dhe nuk e ka bërë të vetin atë interpretim.
Në një rast si ky, dhe debati për vlefshmërinë e një dekreti si ky, do kish qenë e udhës që Presidenti të mund ta shpjegonte vetë dekretin dhe arsyetimin e tij lidhur ne të, pa pasur nevojë të ndante njoftime të ngrohta per mediat.
Mattarella në vitin 2018 i tha “jo” mandatimit te Paolo Savona në Qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet.
Në fjalët qe presidenti i drejtoi popullit, ai i tregoi Italisë rrezikun e mandatimit si ministër të një personi anti-euro.
Presidenti Mattarella nuk zgjodhi të ndante njoftime për shtyp.
Ai doli vetë dhe i lexoi e shpjegoi popullit motivet dhe arsyet e vendimit të tij.
Rasti ishte i paprecedent ndaj Mattarella President, doli vetë dhe i foli popullit.
Edhe rasti i Veliajt është një rast i paprecedent, në këtë botën tonë sigurisht më të vogël sesa bota ku Presidion Mattarella.
Por kjo nuk justifikon që ky Presidenti ynë të zvogëlohet edhe më shumë sesa bota ku Presidion e të fshihet pas teksteve që askush nuk beson se ka takat t’i shkruajë vetë.
Të paktën të tregojë që pasi i ka lexuar, i ka kuptuar e mundet edhe t’i riprodhojë./vna