Nga Habjon Hasani
Ermal Hasimja eshte i Sorosit, duhet t’i qendrojme sa me larg dhe te mbeshtesim Doktor Berishen qe beri pakt me Sorosin ne 2003-in dhe katapultoi Lulin ne 2004.
Ermal Hasimja sheh punet e veta; ka pasione ne jete, duhet t’i qendrojme sa me larg dhe te mbeshtesim Doktor Berishen qe rri gjithe diten ne zyre ndersa sigurohet qe Gazi te jete kunder Belindit, Belindi kunder Jorides, Jorida kunder Tedi Koplikut, Tedi kunder Benet Becit qe ne 2004-en e solli Sorosi me Berishen ndersa ne 2014-en e mori Rama.
Pra ne duhet te jemi me kaosin dhe perçarjen e te rinjve ne PD sepse eshte e vetmja rruge qe Doktori i Madherishem te jete kryetar ne zyre edhe kur te shkoje 100 vjeç, ndersa keta te rinjte do kene shkuar 50 vjec dhe sdo duken me dhe aq te rinj.
Kjo eshte rruga e vetme qe tokat ne Lalz te ndahen para zgjedhjeve ndermjet klanit te partise tone dhe klanit perkates te shokut Rrapi ndersa poseduesi i tokave qete qete dhe bute bute futet ne listat e partise tone dhe zbyth Aulon Kalane.
Per te gjitha keto arsye madhore; Ermal Hasimja s’duhet pranuar si kandidat; ai eshte teper i rrezikshem dhe kercenim per vizionin e kupoles se partise tone e cila vazhdon stoike nen moton: “Me Ramen ne pushtet fitimet jane te garantuara”.