Ballina Politika Edhe media italiane i bën jehonë talljes së Ramës me presidentin Trump

Edhe media italiane i bën jehonë talljes së Ramës me presidentin Trump

35
0

As mediat italiane nuk e kanë kursyer kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili tall Presidentin amerikan, Donald Trump, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që mbahet në Kopenhagen.

La Repubblica, shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama bëri shaka me Presidentin francez Emmanuel Macron, duke u tallur me gafën e Trump të 18 shtatorit, mbi armëpushimin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Gjatë një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer, Trump kishte deklaruar se i kishte dhënë fund luftës midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, por bëri një gabim të qartë gjeografik. Trump, duke theksuar rolin e tij si ndërmjetës ndërkombëtar, e kishte ngatërruar Shqipërinë me Armeninë, vendin me të cilin Azerbajxhani në fakt kishte një konflikt.

Batuta e Ramës, në prani të Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, e zuri Macronin në befasi: “Na detyrohesh të kërkosh falje. Nuk na përgëzove që i dhamë fund konfliktit për të cilin Presidenti Trump punoi kaq shumë për ta përfunduar.”

Shkëmbimi i talljes midis Macron dhe Ramës, përfundoi me të qeshura midis dy udhëheqësve, shkruan La Repubblica.