Një aksident rrugor është regjistruar sot në Rrugën e Kombit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.
Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili fillimisht është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, i plagosuri është nisur drejt Tiranës për një ndërhyrje të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.