Ballina Kronika Vrau me thikë mikun e tij në Babrru, ja kush është autori...

Vrau me thikë mikun e tij në Babrru, ja kush është autori 38-vjeçar

45
0

Personi që shihni në foto është 38-vjeçari Arlind Demushi, i dyshuar për vrasjen e 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci, mbrëmjen e së enjtes në Babrru.

Autori i dyshuar, Arlind Demushi, tashmë i arrestuar nga policia në Durrës, ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Demushi dhe viktima ishin miq të vjetër. Prej rreth 10 ditësh, Ismailgeci po qëndronte në banesën e Demushit në Babrru. Mbrëmjen e ngjarjes, të dy kishin qenë në një lokal, ku kishin konsumuar alkool.

Në dëshminë e tij, Demushi ka deklaruar se konflikti nisi pasi viktima e kishte sharë nga bashkëshortja. Pas daljes nga lokali, teksa po ktheheshin në shtëpi, debati mes tyre u përshkallëzua në përleshje fizike. Në kulmin e konfliktit, Demushi e ka goditur disa herë me thikë mikun e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vend.