Ballina Politika “Ndjekje penale dhe shkarkime nga detyra”/ Rama iu ‘tërheq veshin’ inspektorëve bashkiakë:...

“Ndjekje penale dhe shkarkime nga detyra”/ Rama iu ‘tërheq veshin’ inspektorëve bashkiakë: Burg kush bën parkim të…

0
55

Kryeministri Edi Rama mes shumë paralajmërimeve që bëri sot në një konferencë për mediat, deklaroi se të gjithë ata punonjës që kanë për detyrë që të kontrollojë hapësirat publike dhe evidentimin e ndërtimeve pa leje, do të përballen me një seri masash.

Ai tha se këta punonjës do të përballen me shkarkime apo dhe procedime.

“Ndërkohë që në territor leja është shkelur rëndë, në Bashki aktet e konstatimeve janë në rregull, për këto raste, masa për këta punonjës, është shkarkim nga detyra, ndjekje penale dhe mosqënia më pjesë e administratës. Do të ketë masa me burg, nëse ndërtoni pa leje, apo dhe bëni një parkim të jashtëligjshëm. Burgimi është më i gjatë nëse ndërtoni në vendet që janë nën mbrojtjen e shtetit. Dhe në rastet kur ndërtimet pa leje bëhen nga punonjës të shtetit, apo ka bashkëpunime nga ata që duhet t’i ruajnë këto territore, dënimi është i gjatë.”, tha ai.