Ballina Politika Avokati i Berishës nxjerr emrin e kandidatit të PD-së për Tiranën: Emrat...

Avokati i Berishës nxjerr emrin e kandidatit të PD-së për Tiranën: Emrat e tjerë të përmendur, janë sorosianë

86
0

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka nxjerrë emrin e preferuar për kandidatin e Bashkisë së Tiranës.

Sipas tij, i vetmi emër i denjë është Adriana Kalaja, ndërsa ata që janë përmendur deri më tani, sipas tij, janë sorosianë.

“Të nderuar demokratë!

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës janë tepër të rëndësishme për momentin politik që po kalon vendi!

Kandidatura e Ramës dhe e oligarkisë financiare pranë tij e kanë gati skemën e farsës elektorale!

Sipas meje ndersa farsën elektorale e menaxhon Rama me kompani qendresen opozitare të vërtetë dhe pa kompromis e ka opozita!

Prova e seriozitetit nuk bind as me lutje per aleancë me partiçkat pa vota dhe as me kandidatë sososjanë, Yuri Kimsa apo Escobaristë!

Partia Demokratike duhet që në këtë moment sulmi elektoral dhe kushtetues nga arubistët të ruajë identitetin, kompaktësinë dhe vendosmërinë për luftë me çdo çmim!

Shkrirja me aleate kapriçiozë dhe pa vota për hir të aleances për Bashkinë e Tiranës eshte skema më e stërholluar soroiste, McGonigaliste, arubiste për ta shkatërruar përfundimisht PD!

E nëse do të duam një luftë reale me diktaturën nuk mund të lëpihemi me prostitucionin politik i cili po zhbën Shqipërinë!

Emrin e kandidatit të PD të cilën duhet ta shpëtojmë nga soziet e demokracise e kemi dhe të provuar në betejat kunder korrupsionit! Madje pa profil të lartë politik siç po kërkohet por me profil shumë të lartë publik në luftën kundër korrupsionit dhe krimit shtetëror!

Kandidoni Adriana Kalaja dhe jemi të larë me veten dhe shqiptarët”, shkruan ai.