Ballina Rajoni Greqia shpalos forcën: Tanke, helikopterë dhe anije në një skenar real lufte…

Greqia shpalos forcën: Tanke, helikopterë dhe anije në një skenar real lufte…

25
0

Greqia ka mbyllur pas një jave intensive aktivitetesh ushtarake stërvitjen “Parmenion 25”, e cila nisi më 26 shtator nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë dhe u shtri në të gjithë territorin e fqinjit tonë jugor.

Në këtë stërvitje morën pjesë të gjitha kapacitetet dhe personeli i tre degëve të Forcave të Armatosura (Ushtria, Forca Ajrore dhe Marina) si dhe Komanda e Luftës Speciale (DEP), duke demonstruar nivel të lartë gatishmërie dhe bashkërendimi.

Një fokus i veçantë iu kushtua edhe vlerësimit të sistemit të alarmit të Mbrojtjes Civile.

“Parmenion 25” tregoi qartë kapacitetet mbrojtëse të Greqisë, gatishmërinë e Forcave të Armatosura dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar në skenarë kompleksë, në një kohë kur vendet e NATO-s po përjetojnë shqetësimin e sulmeve hibride ruse.