Ballina Dossier “Gjendja e kishave prapa Perdes së Hekurt është e mjerueshme”/ Fjalim i...

“Gjendja e kishave prapa Perdes së Hekurt është e mjerueshme”/ Fjalim i Fan Nolit

15
0

Fjalimi i Fan Nolit për Pashkë 1960.

Në prill 1960, në kulmin e kontrollit ideologjik në Shqipëri, një predikim i Fan Nolit në Kishën e Shën Gjergjit në Boston, ku ai përmendi “gjendjen e mjeruar të kishave pas Perdes së Hekurt”, u interpretua nga Tirana si një qëndrim armiqësor. Noli aludonte për shkatërrimin, mbylljen dhe persekutimin fetar që po përjetonin kishat dhe klerikët në vendet komuniste, përfshirë Shqipërinë, ku besimi ishte vënë nën darën e presionit ideologjik dhe dhunës shtetërore.
Në këtë periudhë, Misioni shqiptar pranë Kombeve të Bashkuara që informonte Tiranën për veprimet e diasporës shqiptare në SHBA, njëjohësisht ushtronte njëkohësisht edhe një punë të gjerë ideologjike me diasporën shqiptare në SHBA, duke u përpjekur t’i orientojë komunitetin shqiptar drejt një qëndrimi pro regjimit komunist të Tiranës dhe kundër grupeve “reaksionare” të lidhura me “Vatrën”. Në këtë kontekst, çdo deklaratë publike si ajo e Nolit vlerësohej jo vetëm në aspektin fetar, por edhe si pjesë e betejës për ndikim politik dhe ideologjik brenda mërgatës shqiptare.

Piro Bita

“Gjendja e kishave prapa Perdes së Hekurt është e