Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në një postim në facebook pas shembjes së shtëpive prej druri nga forcat e IKMT e të policisë në zonën e Thethit.
Ai ka publikuar videon e banorëve të Thethit se cilët kanë thënë se “as nuk jemi lajmëruar për këtë”. “Nuk e di se në çfarë shteti jemi duke jetuar”. “Nuk na kanë lënë që të marrim asgjë”. “Këto janë shtëpia druri. Këtu shteti ynë po do të na shkatërrojë dhe të na largohet nga vendi”.
“I bëj thirrje çdo institucioni që kjo nuk është tokë e xanun, por është tokë për të cilën është luftuar me shkakun dhe me turkun”.
“Vjen policia si me qenë bandë. Me kanë shkaktuar 70 mijë euro dëm”, thotë banori.
Mesazhi:
Narko-shteti i Ramaduros si pushtues i egër i Thethit! Dënoj me forcën më të madhe aktet e barbarisë të Ramaduros ndaj banorëve të Thethit!