Ballina Politika ‘E nisën si flamingo, do ta përfundojnë si shqiponjë’/ Ahmetaj për protestat:...

‘E nisën si flamingo, do ta përfundojnë si shqiponjë’/ Ahmetaj për protestat: Rama e ka tejkaluar ciklin e tij

34
0

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar për protestat në kryeqytet kundër qeverisë Rama. Ahmetaj në një prononcim televiziv është shprehur protesta nuk do të mbytet. Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka tejkaluar fundin e cilklit të vet.

Sipas Ahmetajt protestat që nisën butë si flamingon do të përfundojnë si shqiponjë.

“Nuk kam aspak frikë se protesta do të mbytet ndonjëherë. Çdo gjë në këtë botë të gjallë ka ciklin e vet. Kreu i organizatës e ka tejkaluar fundin e ciklit të vet. Ne po kalojmë në agoni dhe këtë kreu i organizatës po tenton t’ia kalojë dhe gjithë Shqipërisë, e nisën si shpirt i butë flamingo dhe do ta përfundojnë si shqiponja, pra diferenca do jetë shumë e madhe.

Një gjeneratë spektakolare që na ka dhënë mësim të gjithëve. E filloi me kujdes me mesazhe të forta dhe po përfunon me një revoltë që zbërthehet me një togfjalësh të thjeshtë nuk mban. Po dëgjoja disa qyqe që i nxjerr flasin me fjalë që nuk ua  kuptojnë. Po dëgjoja një nga nga qyqe sot dhe mu kujtua poezia Zgjidhja.Këta dalin dhe thonë populli ka humbur besimin e qeverisë. Nuk kam asnjë frikë se protesta do shkojë në destinacionin e duhur në çlirimin e Shqipërisë nga një narkoshtet që ka kapur të gjithë institucionet, ka kapur drejtësinë nga A te Zh. ”, tha Ahmetaj.