Ballina Politika ‘Garë e fortë, pjesmarrje e lartë’/ Këlliçi uron krerët e rinj të...

‘Garë e fortë, pjesmarrje e lartë’/ Këlliçi uron krerët e rinj të PD-së në degët 3, 5, 10 në Tiranë dhe Rrogozhinë

91
0

Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë, Belind Këlliçi, ka uruar fituesit e rinj të degëve të PD-së në zonën 3, 5 dhe 10 në Tiranë dhe atë të Rrogozhinës.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ka pasur një garë të fortë mes kandidatëve, një pjesëmarrje të lartë dhe një proces transparent në zgjedhjet për krerët e PD në Qarkun Tiranë.

‘Urime për Gëzim Demushin që konfirmohet në degën 3, për Fatmir Myrtajn në degën 5, Andi Beliu në degën 10 dhe Ilir Kasën në Rrogozhinë’, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

Garë e fortë, pjesmarrje e lartë dhe proces transparent në zgjedhjet për krerët e PD në Qarkun Tiranë. Urime për Gëzim Demushin që konfirmohet në degën 3, për Fatmir Myrtajn në degën 5, Andi Beliu në degën 10 dhe Ilir Kasën në Rrogozhinë.

Falenderime për kandidatët, për numëruesit dhe për demokratët që u angazhuan në këtë riorganizim

Jemi të bashkuar dhe me energji në betejën tonë me regjimin e Edi Ramës.