Moderatorja e njohur britanike Maya Jama ka tërhequr gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në një fotosesion me temë “Love Island World Cup”, vetëm pak kohë pas raportimeve për ndarjen nga futbollisti portugez Ruben Dias.
Ylli televiziv dukej mahnitëse e veshur me një fustan të bardhë latex, i cili theksonte format e saj elegante dhe stilin provokues që e ka bërë një nga figurat më të komentuara të showbizit britanik. Fotosesioni u realizua në kuadër të promovimit të sezonit të ri të Love Island, me koncept të frymëzuar nga atmosfera e Kampionatit Botëror.
Në fotografitë e publikuara, Maya shfaqet plot vetëbesim dhe energji, duke dëshmuar se po e kalon me stil periudhën pas ndarjes nga mbrojtësi i Manchester City. Mediat britanike raportojnë se çifti i ka dhënë fund lidhjes pas një periudhe me ulje-ngritje për shkak të angazhimeve të shumta profesionale.
Fansat kanë shpërthyer me komente pozitive në rrjetet sociale, duke e quajtur prezantuesen “ikonë stili” dhe “më të bukur se kurrë”.






