Ballina Politika Ramës nuk i është qelbur vetëm qeveria dhe partia, po edhe akademia....

Ramës nuk i është qelbur vetëm qeveria dhe partia, po edhe akademia. Vëllai i deputetit të PS del përdorues me dy kode në ‘Sky’, 3 kode kishte Aldo Avdyli e Ermir Dedja

0
166

Çdo ditë qeveria është në faqet e para të medias si e korruptuar, kriminalizuar dhe e qelbur, madje edhe ata ministra apo deputetë që janë futur si të rinj, rinjë me thes plehu në krah duke qelbur edhe me deklaratat që bejnë. Po Rames mesa duket i eshte qelbur e gjithe partia, ajo pjese qe e ka perfshire ne pushtet due krijuar thjeshte struktura punesimi, nepotizmi dhe klanesh brenda saj. Se fundi rasti i turpshem i vellait te deputetit tregon qe i eshte qelbur edhe akademia qe ne vend te politikaneve te rinj, prodhon emra te rinj vrasesish dhe bashkepuntoresh krimi. Ky nuk eshte rasti i vetem ne listen e Durresit qe kane marre mandatin dhe të tjera fakte do dalin. Gazetari Elton Qyno ka shkruar se: Enea Kume, vëllai i deputetit të PS në qarkun e Durrësit Loer Kume, rezulton të ketë përdorur gjatë periudhës 2020 deri në 2021 dy aparate telefonike “Sky”. Përmes përdorimit të këtyre dy aparateve, SPAK pretendon se Enea Kume, ka hyrë në komunikim me persona të Krimit të Organizuar në Shijak dhe Durrës, duke kryer vrasjen e Edmir Koçit alias Bregut në datën 21 janar 2021.

Kodet e Enea Kumes janë “2EBA8C” dhe “G4SJGK”. Ndërkohë mjaft biseda të tjerë janë në dorën e SPAK, ku Enea Kume, bisedon për ngjarje të ndryshme kriminale. Në dosjen e SPAK del se Aldo alias Elidon Avdyli rezulton të ketë pasur trek ode përdorimi si “MG7G39”, “LPO41B” dhe “6VQ901”.

Gjithashtu me 3 kode përdorimi ka qenë i pajisur dhe Ermir Dedja, i cili mbeti i vrarë në 20 Maj 2025 në Durrës.