Ballina Europë Papa: Janë bërë hapa të rëndësishme drejt paqes në Gaza, shpresoj për...

Papa: Janë bërë hapa të rëndësishme drejt paqes në Gaza, shpresoj për rezultate

30
0

Papa Leo ka deklaruar sot se në orët e fundit, mes situatës dramatike në Lindjen e Mesme, janë bërë hapa të rëndësishëm përpara në negociatat e paqes, të cilat shpreson se së shpejti do të arrijnë rezultatet e dëshiruara.

“U kërkoj të gjithë atyre që janë përgjegjës të angazhohen në këtë rrugë: të ndalojnë zjarrin dhe të lirojnë pengjet, ndërkohë që i nxis të qëndrojnë të bashkuar në lutje, në mënyrë që përpjekjet e vazhdueshme t’i japin fund luftës dhe të na çojnë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.”, tha ai.

Papa e bëri këtë deklaratë gjatë Angelus në fund të Meshës në Shën Pjetër për Jubileun e Migrantëve dhe Misionarëve.

“Shpreh shqetësimin tim për rritjen e urrejtjes antisemite në botë, siç u pa me trishtim me sulmin terrorist në Mançester disa ditë më parë”, theksoi më pas Leone. Ai përfundoi: “Vazhdoj të jem i trishtuar nga vuajtjet e pafundme që përjeton populli palestinez në Gaza.”

Fillimisht ishte Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpai i cili propozoi një marrëveshje armëpushimi në Gaza, të cilën e pranoi Izraeli por jo edhe Hamasi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se shpreson të njoftojë lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza “në ditët në vijim”.

Në një deklaratë televizive, ai tha gjithashtu se “Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të çmilitarizohet – qoftë në mënyrën e lehtë apo të vështirë, por kjo do të arrihet”.

Komentet erdhën pasi Hamasi publikoi një deklaratë të premten në të cilën ra dakord të lironte pengjet sipas një plani paqeje të SHBA-së, por nuk përmendi çarmatimin dhe kërkoi negociata për çështje të tjera.

Bisedimet indirekte për armëpushim midis palëve do të fillojnë në Egjipt të hënën.

Trump tha se nuk do të tolerojë vonesë nga Hamasi për të përfunduar një marrëveshje.