Pas arrestimit të Imer Krrashit, i cili tentoi t’i ikte policisë sot në afërsi të Saukut, pasi përplasi disa persona, policia ka zhvilluar një aksion në Fushë Krujë.Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se është arrestuar një person nga focat “Shqiponja”, i cili mbante armë zjarri pa leje.
Teksa ndiqej nga forcat Shqiponja, Krrashi i armatosur ka përplasur 9 makina, përfshirë një motor. Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar.
Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes. Autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma.
Imer Krrashi, i cili përdorte edhe emrat Imer Masha dhe Imer Uka, është emër i njohur për drejtësinë. Ai njihej si “i forti i Niklës” dhe është akuzuar më parë për vjedhje me dhunë, kanosje, mosbindje dhe plagosje e lehtë.