Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Lezhë, ku ka humbur jetën një person.
Sipas burimeve të policisë, aksidenti ka përfshirë një përplasjen mes një makine dhe një motoçiklete. Viktima është 75-vjeçar, Viktor Kola, i cili ishte dhe drejtues i motoçikletës.
Autoritetet kanë shoqëruar drejtuesen e makinës për hetime të mëtejshme, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.