Ballina Politika ‘9 nentori erdhi shumë shpejt nga shpartallimi i 11 majit”, Manjani: Opozita...

‘9 nentori erdhi shumë shpejt nga shpartallimi i 11 majit”, Manjani: Opozita ka vendos të mos marrë pjesë në zgjedhje

40
0

Ylli Manjani thotë se opozita, më saktësisht PD, praktikisht ka vendosur të mos hyjë në zgjedhjet e 9 nëntorit për Bashkinë e Tiranës.

Kjo, pasi sipas tij, një humbje tjetër si ajo e 11 majit, do të ishte shkatërrimtare për PD-në.

“Opozita, duke mos patur kandidatë të saj në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, praktikisht ka vendosur të mos marrë pjesë në to.

Ndoshta ishte shumë shpejt nga 11 maji shpartallues për të. Çdo përsëritje e rezultatit të 11 majit do ishte shkatërrimtar edhe për aq opozitë sa ka mbetur, me thënë të drejtën.

Ka bërë mirë apo keq me këtë bojkot të ri, nuk e gjykoj dot ftohtë në këtë moment.

Tani këto kandidatët e pavarur, gjysëm të varur, apo të varur që po shtohen çdo ditë përballë kandidatës së PS, janë si ato kioskat e dikurshme të Lanës.

D.m.th, Rama nuk i trajton me ligjin e zgjedhjeve, por këto ligjet e reja antikioskë”, thotë Manjani.