Ballina Bota Presidenti Trump me ‘look’ të ri, ndryshon ngjyrën e flokëve, shkakton bujë...

Presidenti Trump me ‘look’ të ri, ndryshon ngjyrën e flokëve, shkakton bujë në rrjetet sociale

76
0

Ngjyra e re e flokëve me të cilën u shfaq së fundmi presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale ku janë krijuar edhe foto me IA me modele të ndryshme flokësh.

Fotot e presidentit amerikan teksa zbriste nga avioni Air Force One në New Jersey, rrugës për në Klubin Kombëtar të Golfit Trump në Bedminster, tregonin flokët e tij më të errët se zakonisht.

Trump njihet për flokët e tij bjonde, por ato dukeshin ngjyrë kafe në fotot e bëra në Aeroportin Komunal të Morristown në New Jersey.

Ndryshimi i dukshëm erdhi vetëm disa ditë pasi ai mohoi se mbante paruke.

“Unë nuk mbaj paruke”, tha Trump në një fjalim më 2 shtator, duke iu referuar një tubimi zgjedhor të vitit 2024.