Një tërmet prej 7 ballësh sipas shkallës Rihter ka goditur sot Tibetin, një rajon autonom në Kinën perëndimore.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti ndodhi në orën 22:33 me orën lokale.
Aktualisht nuk ka informacione të konfirmuara lidhur me viktima, të lënduar apo dëme materiale.
Epiqendra ndodhej përafërsisht 190 kilometra në lindje-verilindje të qytetit Nagqu, në një rajon malor me popullsi të rrallë në veri të Tibetit.
USGS, me seli në SHBA, fillimisht tregoi një thellësi prej 18 kilometrash, por të dhëna më të fundit sizmike tregojnë për një thellësi prej 10 kilometrash.
Zona e prekur ndodhet në një lartësi të madhe dhe se epiqendra ishte përafërsisht 400 kilometra larg Lasës, kryeqytetit të Tibetit.







