Ballina Politika “Rama do ta ketë të vështirë”/ Protestat kundër qeverisë, avokati Ngjela: Ja...

“Rama do ta ketë të vështirë”/ Protestat kundër qeverisë, avokati Ngjela: Ja çfarë duhet për të sjellë ndryshimin politik

29
0

Mungesa e protestave të njëpasnjëshme në qytete të ndryshme të vendit është arsyeja pse kryeministri Edi Rama qëndron i qetë përballë protestave kundër qeverisë.

Kështu mendon avokati Spartak Ngjela, i cili, i ftuar në nje studio televizive, tha se ndryshimi politik kërkon një lëvizje të vazhdueshme e të shpërndarë në rrethe dhe jo protesta të shkëputura të cilat mbahen vetëm në Tiranë.

“Ndryshimi politik do zinxhir racional dhe jo shkëputje. Çfarë po ndodh këtu? Pse është i qetë Rama? Se nuk ka protesta zinxhir në Durrës, Shkodër, Gjirokastër”, tha Ngjela.

Sipas avokatit, faktori ndërkombëtar nuk është kundër protestave apo revoltës qytetare, për sa kohë ato nuk shoqërohen me dhunë. Ai theksoi se përdorimi i dhunës do të sillte menjëherë një qëndrim kundër lëvizjes së protestuesve nga ndërkombëtarët.

“Faktori ndërkombëtar nuk del kundër demokracisë. Ata thonë kundër dhunës sepse do të detyrohen të godasin lëvizjen. Po nuk ka dhunë, ata janë me revoltën dhe demonstratat sepse është filozofia e tyre. Në rast se këtu krijohet dhunë, ata dalin menjëherë kundër”, u shpreh Ngjela.

Por, sipas tij, nëse dhuna do të përdorej nga qeveria për të shpërndarë protestuesit, atëherë kryeministri do të përballej me një situatë të vështirë.

“Në qoftë se partia apo qeveria i shpërndan me dhunë, Rama do ta ketë të vështirë. Por nuk e bën Rama këtë”, përfundoi Ngjela.