Ballina Sport Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League

Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League

37
0

Juventus barazon 2-2 ndaj Rennes në Europa League, në ndeshjen e fazës së ligës. Bardhezinjtë zhbllokuan rezultatin me anë të Celik, ndërsa mysafirët përmbysën shifrat me Tamari dhe Dia.

Në pjesën e dytë, ekipi i Spalletit barazoi me Woltemade. Madje, torinezët do shënonin sërish me Lucumin, por goli u anulua për Offside. Në ndeshjet e tjera, spikat fitorja 0-4 e Az Alkmaar ndaj Ararat Armenia dhe triumfi 0-2 i Leverkusen ndaj OFI Crete.