Ashtu siç edhe kishte premtuar, Edi Rama foli “hapur” në fakt me qetësinë e humbur, nervat e prishura, durimin e sosur dhe natyrisht me rrezikun qe ai e di më mire se ata që e kanë mburoje sa të jetë ai. Foli “hapur” për të thënë të pavertetat që e mbulojnë dhe që kanë kohë, foli hapur, pa treguar, se ku i është mbledhur laku, që natyrisht, si lideri global e di vetëm ai. Foli hapur duke mos thënë asnjë të vërtetë për shqipëtarët, po për ta dëgjuar ata që me siguri nuk i kanë lënë vend njëri –tjetrit, kur kanë shkuar në banjo. Ai foli hapur, si mashtrues politik, që tashmë menderja i ka marrë lagështi dhe për herë të pare deklaroi se pushtetin nuk ia heq Sali Berisha me krushqit e foltores që i numëron Taulant Balla.
Ai foli sot me nervat e njeriut të lodhur, duke mbrojtur kriminelët, duke mbrojtur korrupsionin, duke mbrojtur hajdutët. Foli për shqiptarin e madh që nuk e tradhëton vendin, po nuk nguron të japë dekorata për familje dhe njerëz mafiozë që e kanë kapur PS peng. Kishte humbur gjithçka vetëm nga fakti se kishte premtuar që do të tregonte të vërtetën. Po edhe pse të vërtetën nuk e tha dhe nuk do ta thotë kurrë ai lajmëroi sot jo dorëheqjen e tij, jo mundësinë se edhe mund ta bëjë këtë, më shumë kjo ishte kërcënim për ata që e kanë marrë peng edhe pse shurrojnë para tij. Ai sot u tha atyre, që ndërsa ai fliste kujtonin pronat, tenderat, abuzimet, se mund ti lëshoj në rrugë të madhe.
U mundua ta thotë të vërtetën dhe u muar me Fatos Lubonjën. U mundua ti mallëngjente të gjithë që i tregojnë kockat e të parve e i shajnë familjen. I bëri të lotojnë për ata që ka bërë vetë. Po harroi se ka ndërtuar një sistem që duke filluar nga media dhe më pas ata opoztar të ndershëm, që i ka ndërsyer një administratë, patronazhistë për të cilët krenohet për ti fyer, kërcënuar, falimentuar, që nuk kanë lënë gjë pa shpifur e thënë për familje , për fëmijë, me adresa anonime, të paguara nga selia e PS, nga Luan Zaza e Emirana Sako.
Këto nuk mund të hyjnë të e vërteta e tij dhe pse kishte një objekt tjetër. Nuk ka lenë tepsi dhe kazan pa përmendur, nuk ka lënë pusetë pa servirur si embëlsirë e leksikut të tij dhe pse më pas i ka lëpirë, i ka shijuar dhe ju merr erë si parfum vrasësi. Ai ndërtoi një sistem duke mashtruar shqiptarët se do ta bënte ndryshe këtë vend, po në vend të intelektualve zgjodhi kriminelët , të korruptuarit. I digjkan shumë kockat e babait dhe pse shumë deklarata ja kanë bërë publike ata që i rrijnë si aturak sot, i digjkan shumë familjarët dhe pse ata që janë thënë për të, janë bërë investitorë strategjik, i dhembkan shumë fyerjet dhe pse për fat të keq ata që e bënë këtë janë sot njerëzit më të ngushtë të tij. Janë këshilltarët që i treguan edhe kartelën e psikopatit dhe kjo nuk ka lidhje me Zvernecin dhe Lubonjën.
Atij Kryeministri, i është dukur se i ka marrë peng ata, me prona, me tendera, me vrasje nga grupet kriminale, me vjedhje dhe propogande integrimii. Jo. Sot ai ishte i qartë. Tani qe po i lëngëzon menderja, nga rreziku pushtetit dhe jo proçese biologjike, ai ka kuptuar se një ditë mund të jetë fare i vetëm siç do jetë. Enver Hoxhën e tërhoqën bust, kjo e tmerron, se një popull mund të tërheq edhe zvarrë kur e varfëron, kur e vjedh, poshtëron, tradhëton, gënjen, kur e le pa ilaçe, kur nuk ushqen femijçn, kur i merr pronën, kur e vdes dyerve të gjykatës dhe për më shumë kur i vjedh votën për të vjedhur tendera, investime dhe jo integruar. Te gjithe kujtohen nje dite se peshku është qelb te koka dhe pa e kuptuar, jo ai kryeministri, se po e kupton çdo dite, tç terheqin zvarre edhe me vetminç, edhe duke të braktisur dhe të duhet të kthehesh te ilaçet sipas kartelës që të kanë botuar miqtë e propogandës tënde në pushtet, te kthehesh te ngjyrat e çorapëve, te lakuriqësia plazheve e ballkoneve.
Sot nuk kishte batuta, sot nuk kishte integrim. Të parat ka kohë që i ke harruar që kur Europa të nxorri bojën duke të kthyer në klloun mashtrues. Meloni ka parë shumë ti ulen në gjunjë, edhe më keq a më mirë se sa ti, sot tu duken të gjithë si ajo. Lagështira politike është një gjë e keqe dhe efektin nuk e jep kur e ndjen. Atëherë ke mbaruar punë.
Sot fjalimi i atij Kryeministri pati edhe më domethënien e madhe për shqiptarët. Për ata që kanë humbur besimin, për ata të pakët që besojnë ende, po edhe për ata që e kanë lënë veten në zonën gri që mesa duket ka filluar vorbullën e saj. Duke dëgjuar sot atë palo kryeministër, shqiptarët përtej interesave të lidhura me të ose që i mbrojnë apo mendojnë se do i marrin nga ai, përvec atyr mjeranve që rendin drejt asaj që po ripërtriohet si opozitë mësuan një gjë të madhe. Edi Ramën nuk e ndihmon dot më Sali Bërisha. Ripërtëritja u kthye në rilindjen e tij, pa pushtet, për të mbrojtur pushtetin. Ata bënë mirë që u ripërtëriten, këta po bëjnë mirë që tashmë rilindjen po e kthejnë në ripjellje korrupsioni, krimi, vjedhje.
Qytetarët dijnë mirë ti bashkojnë e ti ndajnë termat. Ata dolën mbrëmë duke dëshmuar si dhe kujtuar se e kanë bërë edhe herë të tjera, duke mos besuar te vërtetësia e një tradhëtari siç e thanë dhe te opozita e shitur për interest e saj. E kanë bërë edhe më parë. Kjo ta kishte prishur çeren sot, dhe do kesh problem të rënda nga vapa politike. Kjo ju kishte bërë të gjithëve si fëmijë të trishtuar që ju kanë prishur festën e 1 qershorit se plasën tullumbacat. Vetëm një të vërtetë kishe sot në fjalën tënde. Se ke filluar të bëhesh gati dhe se për herë të parë ke kuptuar se rrëzimi nuk të vjen nga opozita e PD, po nga qytetarët që shpirtin e kanë opozitar. Eshtë koha të mos numëroni krushqit e opozitë, filloni me qytetarët. Ata i prishin rregullat kur vjen puna puna për tadhëtinë e familjes, prones, lirisë, jetës dhe Shqipërisë.







