Ballina Sport Ronaldo i dërgon mesazh motivues Kvaratskhelias pas lëndimit

Ronaldo i dërgon mesazh motivues Kvaratskhelias pas lëndimit

34
0

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh motivues Khvicha Kvaratskhelias, pasi futbollisti i Paris Saint-Germainit u lëndua në ndeshjen e së martës kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Gjeorgjiani i PSG-së pritet të mungoj rreth 7-8 muaj pasi qw e ka kwputur ligamentin e gjurit (ACL), lëndim i cili është i rëndë për një futbollist por mundësia e rikuperimit është bërë më efektive, ndërsa disa futbollistë janë kthyer në fushë në nivel edhe më të lartë se para lëndimit. Me përparimin e mjekësisë sportive dhe përmirësimin e metodave të rehabilitimit, rikuperimi nga lëndime të tilla është bërë më i lehtë

Ronaldo i komentoi fotografinë e gjeorgjianit në Instagram, duke i kujtuar se momentet e vështira janë pjesë e rrugëtimit të një futbollisti dhe se nuk duhet të dyshojë në aftësitë e tij.

“Betejat më të vështira në futboll janë shpesh ato që askush nuk i sheh. E di si ndihet kjo, Kvara. Por mos harro kurrë çfarë të ka sjellë deri këtu dhe mos lejo që një moment i vështirë të të bëjë të dyshosh se deri ku mund të arrish. Mbaje gjallë atë zjarr. Më e mira është ende përpara teje”, shkroi Ronaldo.

Mesazhi i pesë herë fituesit të Topit të Artë është një përkrahje për Kvaratskhelian, i cili tani përballet me sfidën e rikuperimit pas lëndimit.

Edhe sportistë tjerë të njohur i kanë dalë në përkrahje gjeorgjianit që tregon respektin që ai gëzon në mesin e kolegëve dhe emrave të mëdhenj të këtij sporti.

Kvaratskhelia, i njohur për driblimet, kreativitetin dhe stilin e bukur të lojës, është kthyer në një prej futbollistëve më tërheqës për t’u ndjekur. Mungesa e tij në fushë do të ishte lajm i keq për PSG-në dhe për tifozët që e shijojnë lojën e tij.