Ballina Politika PD i jep fund pritjes/ Kryesia cakton 3 emrat për Bashkinë e...

PD i jep fund pritjes/ Kryesia cakton 3 emrat për Bashkinë e Tiranës, ja cili kandidat është më favorit

73
0

Kryesia e vogël e PD-së ka nxjerrë një listë me tre kandidatë që do t’ia paraqesë Kryesisë së madhe për miratim.

Tre emrat janë Florian Binaj, kandidati që duket se ka edhe mbështetjen më të madhe, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj.

Edhe pse ishte propozuar nga vetë brenda PD-së, Edlira Çepani duket se nuk ka gjetur mbështetje në Kryesinë e vogël.

Berisha deklaroi para mbledhjes së Kryesisë, se përveç atyre që kanë shpallur dëshirën për të kandiduar zyrtarisht ka dhe nga ata që i shkruajnë mesazhe, edhe pse nuk bëri të ditur emra konkretë.

“Emrat më të njohur janë bërë publik në media dhe disa prej tyre i kam mësuar nga ju. Unë i kam mësuar nga mediat disa. Të tjerë janë pedagogë universitetesh, personalitete të ndryshme që duhet t’ju marr përpara miratimin që ti bëjmë publik, se ata kanë ndjekur rrugën që të mi dërgojnë këtu, e jo ti bëjnë publike”, tha Berisha.