Ballina Aktualitet Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Presidenti: Atentat makabër ndaj sistemit! Shoqëria...

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Presidenti: Atentat makabër ndaj sistemit! Shoqëria duhet ta përbuzë sulmin e tmerrshëm

35
0

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e ndodhur pak më parë në Gjykatën Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u eliminua në sallën e gjyqit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj e quan vrasjen si akt makabër ndaj sistemit tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.

Kreu i shtetit ka bërë thirrje që shoqëria duhet të përbuzë sulmine tmerrshën, ndërs apërfundoi se gjendjet pranë familjarëve dhe kolegëve të të ndjerit për përngjarjen e rëndë.

Postimi i plotë:

Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.
Në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen.