Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë së Herdecke, Iris Stalzer u gjet në apartamentin e saj e therur me thikë gjatë ditës së sotme.
Pas sulmit me thikë, policia tha se nuk i përjashton familjarët si të dyshuar.
“Operacion i madh policor: Në Herdecke pati një sulm ndaj kryetares së ardhshme të bashkisë Iris Stalzer (SPD). Policia nuk e ka përjashtuar një motiv familjar për krimin. Një skuadër vrasjesh ka nisur hetimet”, shkruan “Epoch Times Deutsch” në X.
57-vjeçarja u gjet në shtëpinë e saj me lëndime kërcënuese për jetën. Sipas policisë së Hagenit, ajo është transportuar me helikopter shpëtimi në Spitalin Universitar Knappschaft në Bochum, ku ajo po merr trajtim. Hetimet nga policia gjermane po vazhdojnë.