Ballina Rajoni Vrasja e dyfishtë në Greqi/ Detajet e reja, ndryshoi testamentin kohët e...

Vrasja e dyfishtë në Greqi/ Detajet e reja, ndryshoi testamentin kohët e fundit dhe ja la shqiptarit

35
0

Nipi i pronarit të vrarë si dhe i vetmi dëshmitar okular për vrasjen e shqiptarit që trondit Finikoundën, dha një dëshmi në lidhje me autorët krimit. 

Nipi përshkroi momentet e tmerrit ku shpreh se “ sapo u qëllua xhaxhi im, arrita të vrapoja shpejt dhe u largova”. Ai shtoi se vrasësi arriti ta qëlloi xhaxhain e tij për vdekje. 

Deri tani deklarata janë marrë nga të afërmit dhe miqtë e pronarit 68-vjeçar, ku dyshohet se ka pasur njerëz që kanë synuar pronën e tij. 

Sipas burimeve, pronari 68-vjeçari kishte ndryshuar kohët e fundit testamentin, duke ja lënë kampingut nipit dhe mikut të tij të ngushtë shqiptar, i cili ky i fundit mbeti po ashtu i vrarë. 

Ky detaj konsiderohet thelbësor, pasi përmbys dyshimet  e mëparshme dhe forcon mundësinë që krimi të jetë i lidhur me mosmarrëveshje financiare. 

Në të njëjtën kohë, ishte lëshuar një ofertë shitjeje prej afërsisht 5 milionë eurosh për shitjen e kampingut, e cila po shqyrtohet gjithashtu si një motiv i mundshëm. 

Mësohet se pronari i kampingut ka qenë sulmuar edhe dy herë të tjera në të kaluarën. Rasti i parë ka ndodhur disa muaj më parë, kur një person i panjohur e qëlloi në tëmth me një pistoletë ajrore, ndërsa rasti i dytë përfshinte një sulm fizik brenda ambienteve të biznesit. Këto raste nuk u hetuan, por tani duket se lidhen me vrasjen e dyfishtë. 

Policia ka nisur një operacion të gjerë në rajonin e Mesinisë, duke shfrytëzuar çdo provë të disponueshme nga kamerat, telefonat celularë dhe deklaratat e dëshmitarëve. Ekipet speciale të Shërbimit të Hetimit Penal po analizojnë gjetjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa po hetohet edhe nëse autori i krimit kishte ndonjë lidhje me viktimat apo dinte detaje rreth gjendjes së tyre financiare. 

Në të njëjtën kohë, rastet e mëparshme të sulmeve në zonë po shqyrtohen për të përcaktuar nëse ekziston një model i përbashkët ose lidhje me mënyrën e veprimit të vrasësit. 

Rasti i Finikoundës ka tronditur të gjithë rajonin e Mesinisë në Greqi. Autoritetet lokale besojnë se autori i krimit kishte motive personale ose financiare dhe mund ta ketë studiuar me kujdes planin e tij. 

Pavarësisht faktit se kanë kaluar ditë që nga vrasja, hetimet mbeten të hapura dhe vazhdojnë me intensitet të pandërprerë. 

Policia ka shqyrtuar mundësinë e hetimit tek transaksionet financiare të viktimës dhe ndryshimet që ai bëri pak para se të humbiste jetën. 

Ndërsa autori i krimit mbetet i lirë, vrasja e dyfishtë në Finikounda vazhdon të shkaktojë tmerr dhe pyetje rreth asaj se kush ose çfarë fshihet pas njërit prej rasteve më të errëta të viteve të fundit.