Ballina Sport Egjipti siguron kualifikimin në Botëror

Egjipti siguron kualifikimin në Botëror

19
0

Egjipti ka siguruar kualifikimin në Botërorin 2026. Fitorja e sotme me rezultatin 0-3 ndaj Djiboutit vendosi fatin përfundimtar për këto kualifikuese.

Takimi nuk pati surpriza. Fillimisht goli i Adel dhe më pas dopjeta e Salah vulosën fatet e takimit.

Egjipti udhëheq Grupin A, ndërsa bëhet skuadra e tretë afrikane që e siguron kualifikimin.

Më parë ia kanë dalë gjatë kësaj kohe edhe Maroku me Tunizinë.

Kjo është hera e katërt në histori për Egjiptin, që do marrë pjesë në Botëror.

Çfarë bie në sy është se bëhet fjalë për herën e dytë në periudhën ku jep kontributin e tij Salah.

Kështu tashmë shkon në 19 numri i përfaqësueseve që dihen si pjesëmarrëse.

Kanadasë, Meksikës dhe Amerikës u janë bashkuar: Japonia, Zelanda e Re, Irani, Argjentina, Uzbekistani, Korea e Jugut, Jordania, Australia, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Kolumbia, Paraguai, Maroku, Tunizia dhe Egjipti.