Për dy takimet e tetorit në Eliminatoret e Botërorit 2026, Serbia mund të mbështetet sërish te Aleksandar Mitrović. Sulmuesi 31-vjeçar duket se ka lënë pas problemet fizike që e kanë penguar në muajt e fundit dhe është gati të rikthehet në formacionin titullar të Dragan Stojković.
Në konferencën për shtyp nga “Dubocica Stadium”, lojtari i Al-Rayyan SC u shpreh optimist për rikthimin e tij në fushë:
“Ndihem shumë mirë, pasi dëmtimi që kisha më shqetësoi jo pak. Tani kam luajtur 5-6 ndeshje radhazi dhe kam shënuar disa gola. Ndihem mirë fizikisht, shpresoj të vazhdoj kështu dhe të rifitoj një vend në formacion,” tha Mitrović.
Sulmuesi shtoi se ekipi është i motivuar dhe pret me padurim përballjen me Shqipërinë.
“Mezi e presim ndeshjen në Leskovac. Atmosfera është shumë e mirë, si në Nish ashtu edhe këtu. Jemi të fokusuar dhe gati për të dhënë maksimumin,” përfundoi kapiteni i Serbisë.
Serbia do të përballet me Shqipërinë të shtunën në orën 20:45, në “Dubocica Stadium” të Leskovacit.







