Avokates së Popullit, Erinda Balanca i ka mbaruar mandati në maj 2022, por ajo vazhdon punën duke pritur pasardhësin 3 më shumë se tre vite.
Disa tentativa të parlamentit të shkuar për të gjetur një emër konsensual mes PS-së dhe PD-së dështuan, teksa kombinohej nevoja për 84 vota, si dhe një praktikë e mirë që ky post t’i besohej një emri të propozuar nga opozita.
Pas një kohe të gjatë pa lëvizur asnjë gur, Kuvendi i është rikthyer kësaj çështjeje.
Ditën e hënë, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të zhvillojë një mbledhje të posaçme, pasdite në orën 17:00, për shpalljen e vakancës së Avokatit të Popullit.
Kjo do të thotë se të gjithë ata që kanë interes, duhet të aplikojnë nga e para pranë Parlamentit.
PS ka tashmë 83 vota, dhe me 3 mandatet e PSD-së lehtësisht mund të zgjedhë një Avokat Populli pa përfshirjen e Partisë Demokratike.
Megjithëkëtë, PS ende nuk është shprehur nëse do të tentojë sërish konsensusin me demokratët.
Herën e shkuar u paraqitën në Kuvend figura të spikatura për këtë post ( Vitore Tusha, Bledar Dervishaj, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Dardan Mustafaj, Edison Frangu dhe Erald Aga), por asnjëherë ata nuk u hodhën në votim, sepse nuk u arrit një marrëveshje PS-PD.







