Ballina Kronika Kanosi kryesekretaren e gjykatës pas shtyrjes së seancës gjyqësore, procedohet penalisht i...

Kanosi kryesekretaren e gjykatës pas shtyrjes së seancës gjyqësore, procedohet penalisht i moshuari në Fier

29
0

Një 75-vjeçar në Fier është proceduar në gjendje të lirë për shkak se gjatë një përplasje verbale me kryesekretaren e gjykatës së shkallës së parë, e ka kanosur dhe fyer atë.

Policia e Fierit thotë se ndaj këtij rasti ka nisur procedimi i lirë. Arsyeja e përplasjes ka qenë shtyrja e seancës gjyqësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 75 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore, ka kanosur dhe fyer Kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.” , njofton policia.