Ballina Aktualitet Rrugët e Durrësit si varreza makinash, Policia Bashkiake masakron qytetarët me gjoba...

Rrugët e Durrësit si varreza makinash, Policia Bashkiake masakron qytetarët me gjoba parkimi!

148
0

Qyteti bregdetar përballet çdo ditë me kaos parkimesh, lagjet janë të mbushura me makina në të dy anët e rrugëve dhe qytetarët hasin vështirësi të gjejnë një vend parkimi bosh, pavarësisht se zyrtarisht ekzistojnë 7 sheshe dhe 16 segmente rrugësh të destinuara për parkim me pagesë, ndërsa parkimi pa pagesë aplikohet vetëm për rezidentët në hapësirat mes pallateve.

Situata bëhet edhe më kaotike gjatë sezonit veror, kur shtimi i numrit të automjeteve rritet ndjeshëm dhe Durrësi nuk ka parkime publike. Ndërkohë që këtë e vuajnë durrsakët çdo ditë, teksa shohin në xhamat e makinës së tyre gjoba për parkim.

Në rrugët kryesore apo edhe dytësore, qëndrojnë prej muajsh madje mund të thuhet prej vitesh makina të parkuara që nuk lëvizen dhe nuk kryejnë asnjë lloj funksioni. E teksa Policia Bashkiake e Durrësit e ka vëmendjen të vendos sa më shumë gjoba te shoferët që nuk kanë vend ku të përkojnë, nuk sheh makinat që prej kohësh qëndrojnë anash rrugës duke u kthyer në një varrezë të automjeteve të dëmtuara.

Edhe pse janë të ashtuquajturat Zona A dhe Zona B, që përfshijnë 16 rrugë të qytetit, sistemi i parkimeve në Durrës mbetet larg funksionimit. Mungesa e vendeve të parkimit ka hapur rrugë abuzimeve: qytetarëve iu është dashur madje të paguajnë edhe në hapësira ku parkimi është falas. Nga vendimet e miratuara të Këshillit Bashkiak nuk rezulton të ketë asnjë hapësirë të dedikuar falas për parkim në qytet, përveçse rasteve të rezidentëve.