Kryeministri Edi Rama ka uruar për fitoren historike të ekipit kuqezi ndaj Serbisë, falë golit nga Rey Manaj.
“Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi”,-shkruan Rama.
Kombëtarja shqiptare arriti një fitore të madhe në Serbi, duke mundur Kombëtaren vendase me rezultatin 0-1.
Ishte Rei Manaj ai që i ka shënuar gol Serbisë, në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë.